MENU
klinika

Konflikti për motive të dobëta

Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori

20.07.2023 - 14:18

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. I plagosur ka mbetur 36-vjeçari A.V ndërsa është bërë i mundur edhe arrestimi i autorit.

NJOFTIMI I POLICISË: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. V., 36 vjeç, i cili në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën.