MENU
klinika

Analiza

Po nëse Ukraina nuk anëtarësohet në NATO?

12.07.2023 - 09:00

Udhëheqësit e NATO-s që do të takohen në Vilnius duhet të pranojnë se paqja dhe stabiliteti në Europë mbështeten në një Ukrainë të sigurt dhe të pavarur.

Në fund të fundit, kjo nënkupton anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Personalisht, unë besoj se liderët duhet t’i bëjnë tashmë një ftesë Ukrainës për t’u bashkuar në Vilnius, por për fat të keq, disa liderë të vendeve anëtare të NATO-s janë ende në mëdyshje ndërkohë që lufta ende vazhdon. Ky është një gabim. Pasi nëse anëtarësim i Ukrainës varet nga presidenti Putin, atëherë do ta nxisni atë për ta vazhduar luftën pafundësisht.

Nëse nuk ka një ftesë për t’u anëtarësuar në NATO, alternativa e dytë më e mirë do të ishte  një rrugë drejt anëtarësimit në tre hapa.

Së pari, konfirmoni se sapo Ukraina të marrë një ftesë për të qënë pjesë e NATO-s, ajo mund të ndjekë të njejtën rrugë sit ë Finlandës dhe Suedisë drejt procedurave të përshpejtuara të anëtarësimit.

Së dyti, zotohuni të rishikoni çështjen e zgjerimit të NATO-s në samitin e 75-vjetorit të aleancës në Uashington vitin e ardhshëm.

Së fundmi, duhet të krijohet një këshill NATO-Ukrainë për të punuar mbi kushtet që duhen plotësuar që Ukraina të bashkohet me aleancën.

Këto hapa do t’i dërgonin një mesazh të qartë Putinit: Më shpejt se sa vonë, Ukraina do të bëhet anëtare dhe se ai nuk mund ta ndalojë këtë process.

NATO: Ukraine gets membership when 'conditions are met'

Anëtarësimi në NATO është destinacioni përfundimtar, por për të arritur atje, ukrainasve u duhet stabilitet dhe siguriKjo është arsyeja pse ata kanë nevojë për një hap të katërt: garanci të fuqishme sigurie tani.

Edhe përpara samitit të javës së ardhshme, një grup aleatësh të Ukrainës duhet të mbështesin garancitë e bazuara në Paktin e Sigurisë së Kievit.

Garancitë e sigurisë nuk mund të jepen me një copë letër. Memorandumi i Budapestit i vitit 1994 garantoi kufijtë dhe sovranitetin e Ukrainës  dhe rezultoi të ishte i pavlerë kur kishte rëndësi.

Kjo duhet të përfshijë një angazhim të pafund nga një grup vendesh garantuese për të ofruar armë, trajnime të përbashkëta nga Bashkimi Europian dhe NATO-s jashtë Ukrainës, shkëmbimi i inteligjencës, si dhe investime të qëndrueshme në bazën ushtarako-industriale të Ukrainës. Kjo duhet të modelohet në mbështetjen ushtarake afatgjatë të Shteteve të Bashkuara për Izraelin, raporton abcnews.al.

Garancitë e sigurisë nuk janë një qëllim në vetvete, por ato mund të sigurojnë urën që Ukraina të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s dhe BE-së. Ato mund të ofrojnë sigurinë e nevojshme për rimëkëmbjen e ekonomisë së Ukrainës, fillimin e rindërtimit dhe kthimin e miliona ukrainasve në shtëpitë e tyre.

Takimi i liderëve në Vilnius nuk duhet të përsërisë gabimet e së kaluarës.

Ata duhet të mbështesin garanci të forta sigurie dhe në rrugës e saj drejt NATO-s. Nëse ata nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ne rrezikojmë një destabilitet dhe konflikt të pafund në tokën europiane.