MENU
klinika

Kryeministri Rama jep lajmin nga Bosnjë-Hercegovinë

“Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë”

07.07.2023 - 12:38

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave së Bosnjes dhe Hercegovinës, Borjana Krišto, tha se po përgatitet hapja e ambasadës shqiptare në Sarajevë.

Rama: Po përgatisim hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë. Në Bosnjë Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësorë, kulturore fetare.

Edhe për ta informuar për atë që duam të bëjmë në Samitin e Berlinit në Tiranë, dhe se si duam të ndërtomë një qëndrim të përbashkët për ta shfrytëzuar samitin e Tiranës kur të marrë jetë plani i një financimi të ri dhe mbështetje të re ekonomike nga BE për Ballkanin.

BE duhet të na mbështesë edhe më shumë duke na dhënë provën se sjellja e mirë shpërblehet, vullneti për të ndërtuar paqen shpërblen për ta lënë pas të shkuarën shpërblehet.

Kryeministrja po ashtu u informua se së shpejti, në mes të korrikut do të organizoj një takim informal mes liderëve të rajonit për të mbajtur një qëndrim për Procesin e Berlinit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN