MENU
klinika

Balla takim me strukturat e Policisë në Fier

“Policia nuk duhet të qarkullojë në lagje vetem për gjoba”

21.07.2023 - 18:34

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit me të cilët diskutoi në lidhje situatën aktuale të rendit dhe sigurisë, duke vënë theksin në një luftë më inteligjente ndaj krimit të organizuar e grupeve kriminale.

Ai kërkoi që Policimi në Komunitet, bashkëpunimi me ekspertët policorë dhe me institucionet e komuniteteve vendore, bashki e drejtori qendrore, shkolla dhe komunitete fetare, duhet të ngrihet në një nivel te ri.

“Policia nuk qarkullon në lagje thjesht dhe vetem për të vënë gjoba, apo për tu dukur se është thjesht aty, por për të bashkëjetuar me njerëzit, mësuar prej tyre dhe mbështetur zgjidhjen e konflikteve të vogla që mund të kthehen në kusure të mëdha për të gjithë”, apeloi ministri.

Qarku i Fierit, i njohur për potencialin ekonomik, sipas ministrit, është një arsye shtesë për Policinë e Shtetit të rrisë cilësisht punën si për goditjen, ashtu edhe për parandalimin e paligjshmërive.

Ministri Balla tërhoqi vëmendjen që sidomos gjatë sezonit turistik, në akset rrugore nacionale të sigurohet të kenë qarkullim mjetesh pa probleme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier