MENU
klinika

DURRËS, EUROPIANI I KLUBEVE 2023

President i Federatës Shqiptare të Shahut, Dervishi: Shqipëria pret rishtas, një event të jashtëzakonshëm!

25.07.2023 - 15:38
      Për herë të parë, Shqipëria pret aktivitetin më të rëndësishëm të shahut. Durrësi dhe Tirana, do të jenë arena e Kampionatit Europian të klubeve të shahut, për meshkuj dhe femra. Mbi rëndësinë dhe interesin e jashtëzakonshëm të këtij aktiviteti, që do të ndiqet nga mbarë bota, flet Presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi.
I ftuar në “Procesi Sportiv”, në Top Channel, Dervishi ka theksuar se, ky aktivitet di të ngjallë një interes të jashtëzakonshëm, si në vend edhe në botë.
Jemi përpara një aktiviteti shumë të rëndësishëm të shahut, që do të mbahet në Shqipëri. Çfarë mund të na thoni, për më shumë informacion rreth tij?
Erald Dervishi: Në muajin shtator, Federata Shqiptare e Shahut bashkë me Federatën Euopiane Shahut, do të organizojmë Kampionatin e Klubeve, që është “Champions League”-a e shahut. Do të jene klubet më të mira dhe do të jenë pa dyshim, të gjithë shahistët më të mirë në botë aktualisht, përfshirë këtu dhe Magnus Carlsen, kampioni aktual i botës, më i mirënjohuri jo vetëm në arenën e shahut, por në atë botërore të sportit.
Pritet të jenë diku, rreth 1,000 veta, ata që vijnë në Shqipëri. Po ashtu, rreth 97-98% e atyre që vijnë, e vizitojnë Shqipërinë, për herë të parë. Pa dyshim, është eventi më i madh europian i shahut, si edhe nga më të mëdhenjtë e Federatës Botërore të Shahut.
Edi Manushi: Do të zhvillohet në shtator, në Shqipëri?
Erald Dervishi: Po, do të organizohet prej 30 shtatorit, deri më 8 tetor 2023.
Edi Manushi: Ku do të zhvillohet?
Erald Dervishi: Eventi do të zhvillohet pjesërisht në Durrës, pjesërisht në Tiranë – do të ketë ndërthurje. Përveç se do të jetë një event shahu i niveleve super të larta, do të jetë gjithashtu një aktivitet sportiv që do të tërheqë vëmendje jashtëzakonsiht të madhe.
Edi Manushi: Është eventi më i rëndësishëm ndërkombëtar i shahut në Shqipëri, ndonjëherë?
Erald Dervishi: Po, pa diskutim. Besoj që edhe sportiv… Nuk dua të bëj krahasime, por është ndër eventet më të mëdha që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, ndër më të jashtëzakonshmet. Të mos harrojmë se, sporti i shahut ka një ndjekje shumë të madhe online. Njerëzit që e ndjekin shahun online, janë diku rreth 800 milione vetë, pothuajse 10% e botës.
Edi Manushi: Edhe në Shqipëri? Ka edhe në Shqipëri që e ndjekin online?
Erald Dervishi: Pafundësisht, pafundësisht…
Edi Manushi: Ka zbritur te brezat e rinj, ka interes?
Erald Dervishi: Po… shumë!
 Edi Manushi: Nga ana teknologjike, jemi gati për një aktivitetet të tillë, si vend lindjeje?
Erald Dervishi: Është thyer ky mentalitet…
 Do të thoja të njëtën gjë edhe për ata në Shqipëri. Mbase jo si fubolli, por shahu hyn në sportet më të ndjekura, me një numër të madh ndjekësish. Çdo ndeshje, do të ketë diku te 1,4 – 1, 5 milionë ndjekës…
Edi Manushi: Ti mendon se do ta ngremë Shqipërinë, përmes këtij eventi… me njerëz që vijnë këtu, për herë të parë, nga dashuria për shahun?
Erald Dervishi: Besomë, se do të jetë në nivele të larta ndjekshmëria, si edhe do të transmetohet online në kanalin Youtube të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, ashtu edhe Federatës Europiane.
Edi Manushi: Më jep një emër pretendenti, një emër kampioni shqiptar…
Erald Dervishi: Kemi klube të mira dhe një brez shumë të mirë. Tirana, do të marrë pjesë më një ekip vajzash, shumë të mirë. Kemi 3 vajza, që janë në nivele të larta, të moshave të reja. Për shembull, …. Caku është vetëm 12 vjeç dhe është pjesë e ekipit kombëtar shqiptar, ndër shahistet më të mira të Europës, të moshës së saj. Kemi Klean Shuqjan, Eklea Omerin. Është edhe një vajzë 10-vjeçare, Ajlin, që luan me klubin e Partizanit. Ekipi i femrave, do të jetë super!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rozana Gjergji kampione e Shqipërisë për Femra

“Mbret” i shahut shqiptar kurorëzohet IM Franc Ashiku!