MENU
klinika

Hera e parë pas 30 vitesh

Putin anulon shfaqjen ndërkombëtare ajrore

02.07.2023 - 22:05

Për herë të parë në 30 vitet e fundit, Rusia nuk do të mbajë shfaqjen ndërkombëtare ajrore, të njohur si MAKS, e që zakonisht zhvillohej midis 25 dhe 30 korrikut.

“Sky News” raporton se 3 janë arsyet që kanë detyruar Vladimir Putin të anulojë një ngjarje ka të rëndësishme për Rusinë.

Së pari, shumë delegacione ndërkombëtare do të refuzonin pjesëmarrjen në këtë ngjarje për shkak të luftës në Ukrainë. Së dyti, siguria në Moskë e jo vetëm do të vihej seriozisht në diskutim, të paktën edhe pas ngjarjeve të fundit të grupit mercenar Wagner. Ndërkohë, arsyeja e tretë ka të bëjë me humbjet e mëdha që ka pësuar industria ruse e hapësirës ajrore.

Për më tepër, kreu i Forcave Ajrore Ruse, Geneal Sergei Surovikin, nuk është parë që nga tentativa e dështuar e grushtit të shtetit të Jevgeny Prigozhin fundjavën e kaluar.