MENU
klinika

Zv. ministrja e Shëndetësisë e sëmurë/ Vendimi zyrtar

Qeveria i mbulon 30 mijë euro shpenzime mjekësore Mira Rakacollit

26.07.2023 - 12:00

Qeveria shqiptare do t’i mbulojë rreth 30 mijë euro shpenzime mjekësore, zëvendës ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

VENDIM

Nr. 441, datë 19.7.2023 PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. MIRA KAPISYZI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, si dhe të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Mira Kapisyzi, në masën 3.000.000 (tre milionë) lekë.
Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rakacolli tregon skenarët e mundshëm

A po shkojmë drejt një karantine të dytë?