MENU
klinika

Kush e kryeson listën?

Qytetet më të shtrenjta për emigrantët

29.07.2023 - 16:52

Renditja e fundit e kostos së jetesës për qytetet për këtë vit, e bërë nga firma amerikane Mercer, tregoi se qytetet europiane dominojnë në top 10 vendet më të shtrenjta për të jetuar emigrantët.

Sipas kësaj liste, Hong Kongu dhe Singapori janë ende më të shtrenjtat për emigrantët, por pesë nga 10 qytetet më të shtrenjta janë në Europë, duke përfshirë katër në Zvicër Zyrih, Gjenevë, Bazel dhe Bernë.

Kopenhagu është i pesti në listë, ndwrkohw qw dhe SHBA ka një qytet në top 10 – Nju Jorku në vendin e gjashtë.

Nga ana tjetër është publikuar një listë e vendeve ku jetohet më lirë, për të huajt. Listë në të cilën ndodhet dhe vendi ynë: Rumani, Bullgari, Shqipëri, Republikë Çeke, Poloni dhe Slloveni.

Me disa nga kostot më të lira të jetesës në Europën Lindore, Rumania është një destinacion kryesor për shumë të huaj. Kostot e vlerësuara të jetesës për një person beqar në Rumani janë 499 dollarë në muaj, pa përfshirë qiranë.

Kostot e parashikuara të jetesës për një person të vetëm në Bullgari janë rreth 506 dollarë në muaj, duke përjashtuar qiranë.

Kushtet e përballueshme të jetesës e kanë bërë Shqipërinë të preferuar për shumë të huaj. Kostot e vlerësuara të jetesës për një person të vetëm në Shqipëri janë afërsisht 420 dollarë muaj pa përfshirë qiranë. Ndërsa qyteti më i përballueshëm, madje dhe në Ballkan, cilësohet Tirana. Menjëherë pas kryeqytetit vjen Durrësi, Saranda dhe Vlora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Korça te “dhurata e konteshës”

Bibliotekat më të vjetra dhe më të famshme shqiptare

Si po ndikon tek njerëzit?

Çfarë ndikimi ka rënia e lirës turke?

Rritja e pagave dhe inflacioni janë jashtëzakonisht të larta

A po hyn ekonomia botërore në një spirale të pagave?