MENU
klinika

Mbledhja e kabinetit qeveritar

Rama ‘mbyll’ punimet në Tepelenë

29.07.2023 - 12:00

Qeveria socialiste e drejtuar nga Edi Rama do vazhdojë dhe sot për të dytën ditë më radhë takimin informal, ku po raportojnë të gjithë zëvendësministrat dhe sekretarët e përgjithshëm të secilës ministri. Në këtë mbledhje, vetë ministrat kanë rol dytësor.

Rama publikoi një foto nga mbledhja dje, duke shkruar: “Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”.

Të gjithë ministrat janë të pranishëm, ndërsa burime bëjnë me dije se pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj me të tjera ndryshime.

Kjo u paralajmërua edhe nga kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë, ku burime thanë se kryesocialisti kishte deklaruar se ‘me qeverinë do merrej gjatë mbledhjes në Tepelenë’.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç’pritet të ndodhë brenda takimit dy-ditor me dyer të mbyllura

Pas ndryshimeve në PS, Rama mbledh sot kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë!