MENU
klinika

“BE-ja të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të marrëveshjes”

Rama: Mos lejoni që Kosova Veriore të kthehet në një Donbas të vogël

20.07.2023 - 12:18

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas bisedimeve të djeshme në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Rama shkruan se BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore dhe se rajoni nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai apelon që Kosova Veriore nuk mund të kthehet në një Donbas të vogël.

“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të kthehet në një Donbas të vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, shkruan Rama.

 

 

Rama Tw