Rita Ora është një ndër këngëtaret shqiptare që arriti ‘majat’ e suksesit botëror.
Ndonëse shpesh herë ka treguar lidhjen e ngushtë që ka me prindërit e saj, edhe së fundmi ka rrëfyer një gjë të tillë gjatë një interviste për “The Telegraph”.
Ajo tha se qëndrimi në shtëpinë e prindërve të saj të ofron një dashuri shumë të madhe.
“Ishte thjesht dashuri të qëndrosh në shtëpinë tonë. E gjitha kishte të bënte me të qenit i/e sjellshëm/e, të respektueshëm dhe të punonje sa më shumë”, tha ajo.
Këngëtarja është shumë krenare për familjen e për origjinën e saj, shkruan The Telegraph.
E lindur me emrin e vërtetë Rita Sahatçiu në Prishtinë, Ish-Jugosllavi (tani Kosovë) në vitin 1990, ajo u soll në Mbretërinë e Bashkuar si refugjate kur ishte një vjeçe, duke jetuar së bashku me katër anëtarët e familjes së saj në një dhomë në akomodimin e ngushtë të këshillit në perëndim të Londrës.
Babai i saj musliman ishte një mësues që e ri-gjeti veten si qiradhënës duke punuar me turne të dyfishta për të mbajtur tre fëmijët e tij, ndërsa nëna ishte kameriere dhe studionte për t’u bërë një psikiatre, duke i mbijetuar dy betejave me kancerin e gjirit.
“Mamaja ime thoshte: ‘Ti je një nga unë, e ke gjakun tim në venat e tua’”, kujton Ora. “Është një mentalitet shqiptar i Evropës Lindore: çfarëdo që të ndodhë, ngrihuni, vazhdoni të mos dorëzoheni. Vazhdoni të ecni dhe vazhdoni të lulëzoni”, u shpreh artistja.
Megjithatë ajo nuk la pa përmedur edhe jetën e saj profesionale, për muzikën për atë që mijëra njerëz e adhurojnë, teksa tha se muzika është gjithçka çfarë bën dhe ky profesion është ëndrra e saj.
Ndër të tjera artistja u shpreh se një këngëtare duhet të bëjë shumë hite për t’ua ofruar fansave sepse në të kundërt sipas saj ata i gjejnë dikund tjetër.
“Muzika është gjithçka çfarë bëj. Muzika është ëndrra ime. Fansat ne këtë epokë presin me të vërtetë shumë dhe nëse nuk ua ofron ti ata thjeshtë do ta marrin diku tjetër.”- tha Rita.