MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Satëri i së Merkurres dhe “respekti” i Babos

24.07.2023 - 13:37

Kohe më parë kur me kishte si evlat dhe muhabeti qe muhabet e qyfyrja qyfyre qerratai i madh i rrefimeve hokatare babaxhani Fahri na pat sjellë gezim me një ndodhi të hershme që na tregoi nën hijen e pemeve të Voskopojes. Paskesh qëne një sekretar i parë në Elbasan ne vitet 70 me emrin Jashar kusheri i Nexhmijes.

Ai shkonte neper fshatra me shpuren e tij dhe pasi bënte agjitacion e propagande bënte kerdinë me të ngrëne e me të pira. I binte qylit si lubi. Ai i uruari thoshtë po shkojmë të respektojmë filanin dhe hopa luget nxirrnin nga brezi. Një ditë pasi mbaroi fjalimin në mes të fshatit sheh majtas e djathtas po të gjithë kishin ulur koken teksa ai pyeste veten nën zë “kë po respektojmë sot?” ata edhe më shumë strukeshin.

Në atë kerkim frenetik i has shikimi tek njëri …”a tha sot po shkojmë të respektojmë shokun Ibrahim”! Desh i ra pika të ngratit po nuk kishte se ç’të bënte, i priu urdisë per te shtepia dhe i priti me ç’ju gjend pula e raki. Fati e solli që pas tre javesh Jashari të kthehej perseri në fshat ku kishin ngordhur disa bageti. Pasi qortoi e kercenoi per ulje të vigjilences stomaku po i sembonte e therte. Fshataret kishin ulur të gjithë koken tek ai mermeriste ritualin e respektit. Vetem Ibrahimi rrinte kryelartë dhe i qeshur me shikimin e çliruar nga pengu i hallit. Jashari e sheh dhe u thotë të veteve ikim të respektojmë shokun Ibrahim. Ai u fik dhe me me zë lutes i thotë ” aman shoku Jashar mua me respektove qamet para tre javesh, ka boll ketu shko respekto ndonjë tjeter”!
Mu kujtua e gjithë kjo duke parë trazimin që Babo ka shkaktuar me mbledhjen e së merkurres. Ministrat nuk hanë e as nuk pinë , u shkrumbohet goja u bëhet shafran. Nuk flasin por belbezojnë. Nuk ënderrojnë por vetem presin.

Shikimi i Babos bie mbi ministrat të cilet ulin koken vetem Çuçi me Taon janë të çliruar nga ankthi se ata në menyra të ndryshme i ka “respektuar” tani së fundi. Ata kanë sigurinë e “Ibrahimit”. Imagjinoni skenen Babo që rrotullon koken kur shpall fermanet , Krifca skuqet deri në rrëzë të vesheve, Delina nuk qesh më si dikur moti, Evisi bëhet më e padukshme, Ogerta muroset në shikim të palexueshem, Niko Nikoqiri bëhet sa një grusht, Bora me Edonen shpirtin kanë vënë në duart e Babos, Tezja pergatit lotet që në çdo rast do jenë falenderimi! Ulsiut i thinjet mjekrra edhe më tek renkon more të pahajer duhet dhe një verior në qeveri ! Elisa ndihet si tespija në duart e “pushtuesit Mehmet Fatih” të Rozafatit.

Pesë a gjashtë e marrin shikimin për mirë, aman Babo thonë eja na respekto veç na bej kryetar grupi e futna në qeveri! Po nuk është çudi që ti lere pa pushime firaunet gjatë gushtit t’ju tregoje litarin mbi lis dhe pastaj tu thote fusni koken në shtator. Po do ti bëje rezil kjo ështe e sigurtë. Të gjithë do të dalin me ca kile më pak nga djerset që do ju shkojnë çurg nga arrçi i qafes te lugu fundor. Babo do nxjerrë kocken nga xhepi dhe do ta mbajë lart! E shikoni qafira do tu thotë, ja ty ta heq e ty ta jap. Lotet vu e goja lëng.Babo virani do vajis satërin. Por do habisë njerzine me shpalljet e veta thonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN