MENU
klinika

"Qëllova me armë që të shuaja konfliktin…"

Sherri mes dy familjeve, zbardhet dëshmia e gardistit

31.07.2023 - 11:07

Ditën e djeshme, Agjencia e Mbikqyrjes Policore arrestoi në flagrancë inspektorin Martin Nikolli, i përfshirë në përplasjen mes dy familjeve në Hamallaj të Durrësit.

Në deklaratën e tij në polici, Nikolli tha se konflikti ka nisur fillimisht nga familja Kaçi, ndërsa shtoi se ai ka qëlluar me armë në momentin kur pa se situata po agravohej më keq.

Ai shtoi se qëllimi i tij ishte të parandalonte sherrin që kishte nisur mes tyre, me sende të forta.

“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Mës pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur.

Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta.“

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Plas sherri te Zjarrfikësja në Kavajë

Zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët e tij

Merret nën hetim shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese