MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si duhet trajtuar lija e dhenve?

02.07.2023 - 09:20

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si duhet trajtuar lija e dhenve?

Mjeku: Varicela është një sëmundje shpërthyese, shumë ngjitëse, që shkaktohet prej virusit herpetik të “variçela – zoster”. Ky është një virus që shkakton dy sëmundje:
zjarrin e natës (Herpes-Zoster) dhe linë e dhenve (Variçela).

Lija e dhenve (Variçela) nuk duhet ngatërruar në radhë të pare si nocion me linë e vërtetë (Variola), për të cilën ne jemi të vaksinuar qysh në fëmijërinë e hershme.

Variola (Lija e vërtetë) është një sëmundje virale e rëndë dhe shumë ngjitëse. Ajo ka qenë një sëmundje mjaft e përhapur në disa vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut. Sot ajo është një sëmundje tepër tepër e rrallë, në vendet me nivel të ulët social-ekonomik. Njerëzimi ka arritur ta zhdukë këtë sëmundje në sajë të përdorimit të një vaksine mjaft efikase.

Pothuajse gjithmonë ecuria e sëmundjes është e mirë. Nganjëherë mund të kemi mbi-infeksion të lëkurës, si rezultat i pruritit të shprehur (kruajtjes).

Këto janë raste që duhen trajtuar me antibiotikë, por vetëm nga mjeku. Një ndërlikim tjetër mund të jetë pneumonia, të cilës i duhet kushtuar mjaft vëmendje, sepse mund të ketë pasoja. Një rekomandim i rëndësishëm për të sëmurët është që ata të mos lahen derisa të bien krustat (koret). Gjithashtu e rëndësishme është të qetësohen kruajtjet me barna antihistaminike (kundër kruajtjeve), sepse të sëmurët rrezikojnë për mbi-infeksione.

Tek të rriturit sëmundja kalon më rëndë se tek fëmijët. Mjaft rëndë e kalojnë sëmundjen edhe të sëmurët me dëmtime të imunitetit ose që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike. Gjatë periudhës që janë të prekur nga kjo sëmundje, pacientët nuk duhet të shkojnë në shkollë ose në punë derisa të bien koret pasi janë burim infeksioni për të tjerët. Më tej rekomandohet një higjienë e mirë e duarve dhe prerje e thonjve (sepse mund të kemi infeksione dytësore nga kruajtjet)

Në përgjithësi kjo sëmundje është më e infektueshme rreth 2 ditëve të para të paraqitjes së puçrrave, dhe më pak e infektueshme në ditët kur ndodh tharja e tyre. Pacientët me variçelë nuk duhet të shkojnë në shkollë derisa të gjitha puçrrat të jenë tharë, proces ky që mund të zgjasë edhe më shumë se një javë.

Duke qenë se variçela është shumë e infektueshme, shumica e fëmijëve që kanë vëllezër ose motra të infektuar edhe ata do të preken nga sëmundja, ndërsa simptomat paraqiten 2 ditë pas fëmijës tjetër.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alketa Vejsiu rrëfen të pathënat e jetës private

“E njoha kur do blija shtëpi, ai ishte ndërtuesi”