MENU
klinika

Një zgjidhje imediate

Si mund të shpëtojmë nga venat e kuqe në fytyrë

10.07.2023 - 11:19

Kur enët e vogla të gjakut shfaqen në sipërfaqen e lëkurës ato thjesht të bëjnë të mendosh së pari për ti fsehur dhe së dyti për ti trajtuar ato.

Lidhur me këtë probem specialistët anë një përgjigje.

Sipas tyre këto vena të  kuqe gjaku në gjuhën mjekësore quhen telangjectasias. Shkaku më i zakonshëm i telangjektasive apo enave të kuqe është fotografimi (plakja në lidhje me ekspozimin e diellit).

Telangjectasias është gjithashtu e zakonshme në mesin e njerëzve me ‘Rosacea’,  një lloj sëmundje e mëlçisë, ose sëmundje të indit lidhës si skleroderma, dermatomyositis dhe erytematosus sistemik lupus.

Përdorimi kortikosteroid kronik dhe shtatzënia gjithashtu mund të nxisin zhvillimin e tyre, sepse në të tilla aste për shkak të zgerimit të lëkurës, venat që deri para pak kohësh ishin të padushme, shpërthejnë dhe tashmë lehtësisht mund të dallohen në siërfqe të lëurës. Në trup por jo vetëm, ato dallohen dhe në fytyrë, kofshë etj.

 Përgjithsisht këto vena trajtohen me një lazer vaskular që synon në mënyrë specifike këto njolla të kuqe të fytyrës dhe i bënë ato që të zhduken.

Por kjo nuk do të thotë që keni shpëtuar prej tyre.Ju thjesht keni mbyllur enët e gjakut poshtë por ato mund të rihapen dhe sërish të shfaqen po njësoj.

Pra, në të tilla raste nuk mund të flasim për në trajtim normal dhe të njëhershëm, i cili është përfundimtar.

Telangiectasias do të kërkojë terapi me lazer për tre deri në katër seanca çdo tre deri në katër muaj. Pas kësaj, do t’ju duhet një trajtim më i thelluar çdo gjashtë muaj deri në një vit sipas nevojës.

Burimi: Cleveland Clinic