MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si mund t’i ndihmojmë fëmijët agresivë?

25.07.2023 - 10:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si mund t’i ndihmojmë fëmijët agresivë?

Mjeku: Një metodë interesante për t’i ndihmuar fëmijët agresivë do të ishte përdorimi i gjuhës që ata njohin më mirë, ku do të futeshin lojërat e ndryshme strukturore që promovojnë tek fëmijët empatinë, aftësitë sociale dhe forcojnë vetëvlerësimin.

Gjithashtu për prindërit është mjaft e rëndësishme që përballë këtyre situatave të ruajnë qetësinë, të mundohen që mos ta qortojnë dhe të presin derisa fëmija të qetësohet, duke parë që ne nuk po irritohemi fëmija qetësohet.

Në këtë mënyrë kemi mundësi që t’i afrohemi pranë dhe ta pyesim mbi arsyet që ndikuan në atë gjendje. Kjo mënyrë e ndihmon të reflektojë dhe të njohë më mirë veten.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN