MENU
klinika

Pse atentatorët shkuan në këmbë në vilën e Gentian Bejtjas!

Atentati në Fushë Krujë/ Si u “zhduk” shënjestra

05.07.2023 - 11:37

Policia është ende larg zbardhjes së atentatit me një të vrarë dhe dy të plagosur në Larushkë të Fushë Krujës.

Burime për gazetarin e Panorama Tv, Ervin Leka, bëjnë me dije se policia ka gjetur gëzhoja edhe në rrugën krryesore të aksit Tiranë-Thumanë pas atentatit ku humbi jetën Ramazan Sino dhe mbetën të plagosur 2 nipat e tij, djemtë e Gentjan Bajtjas.

Dyshohet se autorët që mendohet se kanë qenë 3, kanë qëlluar edhe në autostradë pasi kanë dalë nga rrugica e banesës së Bejtjas ku edhe kryen krimin. Kjo sipas grupit hetimor për shkak se i druheshin një kundërpërgjigje me armë zjarri nga ana e familjes së Bejtjas.

Dyshohet se makina e autorëve i priste në rrugën kryesore ndërsa dy prej ekzekutorëve kanë lëvizur në këmbë deri pranë banesës dhe kanë qëlluar ndaj makinës ku ishte Ramazan Sino dhe nipërit e tij.

Burime nga grupi hetimor, konfirmojnë se sipas dëshmitarëve të ngjarjes, autorët kanë qëlluar në dy episode, fillimisht në momentin kur Sino po zbriste nga makina me dy nipat, dhe 4 herë të tjera në rrugën kryesore aty ku u gjetën dhe 4 gëzhoja, ndërsa në total janë sekuestruar 28 gëzhoja kallashnikovi.

Burimet bëjnë me dije se Gentjan Bejtja dy ditë më parë ka qenë në shtëpi, ndërsa ka dyshime se autorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tij.

Ka dyshime se Gentjan Bejtja ka qenë në makinë dhe ka zbritur rrugës pa vajtur në shtëpi mesnatën e kaluar, dhe autorët të kenë pasur dijeni për objektivin e tyre.

Ky i fundit kishte ikur në Norvegji prej më shumë se një viti, por autoritet nuk kanë një informacion të saktë nëse ka kërkuar azil politik atje.

Bejtja, thonë të njëjtat burime ka lëvizur kohët e fundit nëpër disa vende të Bashkimit Europian. Hetuesit janë duke kryer një sërë veprimesh hetimore për të zbuluar vendodhjen e tij pasi ende nuk është gjetur. Nëse arrijnë ta lokalizojnë Bejtja pritet të merret në pyetje lidhur me ngjarjen dhe për të zbuluar nëse ka pasur konflikte së fundmi dhe se tek kush persona dyshon që mund të kenë bërë atentatin.

Bejtja dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Kosova për në Shqipëri, ndërsa nga sistemi TIMS rezulton se ai ndodhet jashtë Shqipërisë prej të paktën 1 viti.

Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në banesën e Gentjan Bejtjes për të parë të gjithë levizjet e autorëve. Megjithatë kamerat thuhet se nuk kanë fokusuar atentatorët për shkak se janë te drejtuara kryesisht në oborrin e banesës me pamje ballore.

Kamerat e sigurisë janë sekuestruar edhe në disa biznese të cilat do të zbulojnë se nga mbërriti mjeti “Wolksvagen” i atentatorëve. Ndërkohë edhe në automjet nuk janë gjetur prova për shkak se shkrumbimit total të makinës bashkë me 3 kallashnikovët që u përdorën në ngjarje.

Sipas burimeve ditën e djeshme pasi janë marrë dëshmitë e të dyshuarve, dy vëllezërit Durim e Valter Bami si dhe Marklen Haka jamë lënë të lirë pasi deri më tani nuk ka asnjë provë të përfshirjes së tyre.

Ata janë thirrur pas vrasjes si persona që mund të kishin dijeni për shkak edhe të së shkuarës së tyre problematike në zonë. Në dëshmitë e tyre ata kanë mohuar të kenë pasur lidhje me ngjarjen.

Në pyetje për ngjarjen janë marrë edhe disa persona të tjerë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plagosën dy fëmijët e Gentian Bejtjas! Ja gjendja e dy të miturve

Nuk kursyen as fëmijët, detaje nga atentati në Krujë!

Përfshirja e tij në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj

I vranë kunatin dhe i plagosën djalin, e shkuara e Gentian Bejtjas!