MENU
klinika

Ligji i ri për diplomat

Studentët e Mjekësisë pritet të takojnë Begajn në Presidencë

25.07.2023 - 10:34

Studentët e Mjekësisë pritet të zhvillojnë një takim me Presidentin Bajram Begajn. Pas takimit në presidencë, mjekët e rinj pritet të mbajnë një deklaratë për çka u diskutua dhe për qëndrimin që do të mbajnë.

Kujtojmë se në seancën e fundit plenare, Kuvendi miratoi me 71 vota pro, 23 kundër dhe asnjë abstenim projektligjin për studentët e Mjekësisë. Studentët e Mjekësisë do firmosin një marrëveshje që do të punojnë në Shqipëri për 5 vite pas diplomimit.

Kjo nismë e qeverisë për frenimin e ikjes së studentëve nga vendi i tyre, solli pakënaqësi tek mjekët e rinj, të cilët akuzuan qeverinë se po i kthen pas në kohën e komunizmit. Në të njëjtën linjë qe edhe opozita, të cilët përsëritën se nisma është antikushtetuese.

Duhet theksuar se Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor nëse ligji miratohet në Kuvend, ata janë shprehur se do të vijojnë protestat deri në fund madje kanë parlajmëruar se ligjin do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN