MENU
klinika

Jo, nuk është tërheqja fizike…

Studimi i ri zbulon arsyen më të shpeshtë të tradhtisë

19.07.2023 - 08:55

Tradhtia mund të ndodhë për një numër të madh arsyesh, e një nga këto arsye duket të jetë dhe hakmarrja. Sipas faqes së web-it ‘Illicitencounters’, e cila shërben si ndërmjetës mes personave të martuar me persona tjerë të martuar që kërkojnë lidhje, 33% e tradhtarëve e kryejnë këtë akt vetëm për t’iu hakmarrë partnerit që ka pasur një marrëdhënie me dikë tjetër, fizike ose emocionale.

Sipas hulumtuesve, ata nuk kanë pasur në plan ta tradhtojnë, por ndihen të arsyetuar ta bëjnë këtë për shkak se partneri ka pasur i pari një lidhje tjetër. Sipas të dhënave të tyre, gratë tradhtojnë më shumë si shenjë hakmarrjeje

Prej atyre që kanë vendosur të tradhtojnë si shenjë hakmarrjeje, 37% ishin identifikuar si femra dhe 31% si meshkuj. Hulumtuesit thonë se femrat kanë më shumë tendenca të tradhtojnë si shenjë hakmarrjeje sepse meshkujt zakonisht janë të parët që kanë aferë në lidhje. Në fakt, ekspertja e lidhjeve dhe seksit, Esther Perel, thotë se tradhtia e femrave mund të shikohet edhe si rebelim kundër standardeve patriarkale.

Një hulumtim i kryer së fundmi në internet ka nxjerrë përfundimin se meshkujt që kanë një karakteristikë të caktuar të pamjes fizike, tradhtojnë më shumë. Sipas studiuesve, më shumë se gjysma, gati 52% e atyre që kanë pranuar se kanë tradhtuar partnerët e tyre në sondazh, kanë hundë të një madhësie mbi mesataren. Nga këta, 78% besojnë se gratë tërhiqen nga hunda e tyre e madhe.

Një hulumtim i ri britanik ka dalë në përfundimin që një në pesë meshkuj ka llogari sekrete të cilin e fsheh nga partnerja, por edhe një në pesë femra e ndjek fshehurazi ish-partnerin nëpërmjet rrjeteve sociale. Veç kësaj, këto të fundit nëpërmjet ndonjë rrjeti social ‘gjurmojnë’ veprimet e ish-të dashurit, por të nesërmen pendohen për veprimin e bërë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit