MENU
klinika

Analiza

Sulmi i urës së Krimesë, goditje fatale për Putin…

18.07.2023 - 14:40

Ura e Krimesë, e cila lidh gadishullin e aneksuar me Rusinë kontinentale, u godit nga dy sulme ditën e djeshme në mëngjes, një sulm për të cilin sigurisht, Moska bëri përgjegjës Kievin.

Një video që qarkulloi kudo në rrjetet sociale, tregoi se shpërthimet kishin prerë një pjesë të urës rrugore pranë shtyllës 145, duke e bërë të pamundur kalimin në atë seksion. Rusia pretendoi se nuk kishte dëmtime në vetë shtyllat, gjë që do të kërkonte shumë riparime.

Nga shpërthimi mbetën të vrarë një çift i martuar dhe u plagos vajza e tyre 14-vjeçare. Zyrtarët rusë thanë se jeta e saj nuk ishte në rrezik.Raportet tregojnë se sulmi u krye përmes disa automjeteve amfibe pa pilot, me eksploziv, ose dronëve të detit, që u drejtuan në urë dhe më pas shpërthyen nga poshtë rrugës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska e dinte “kush qëndronte pas këtij akti terrorist”.

Crimea bridge: Ukraine claims responsibility for new attack on key bridge |  CNN

Ndërsa ish-presidenti Dmitry Medvedev tha se “terroristët” duhet të përballen me dënim “plotësisht çnjerëzor”, në një postim disa orë pas sulmit.Ai shkroi në Telegram se “është e pamundur të luftosh terroristët me sanksione ndërkombëtare, frikësim apo lutje”.

“Duhen hedhur në erë shtëpitë e tyre dhe të të afërmve të tyre si dhe të kërkohen dhe eliminohen bashkëpunëtorët e tyre”, shtoi Medvedev.

Sakaq, ura e Kerçit është një “arterie” jetike për furnizimin e luftës së vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës, duke lejuar që njerëzit dhe mallrat të arrijnë në territoret ukrainase që Moska ka pushtuar në jug dhe në lindje të vendit.

Ajo ka vlerë personale për presidentin rus Vladimir Putin, pasi në narrativën e Kremlinit shënon “ribashkimin” e Krimesë me kontinentin rus.