MENU
klinika

Balluku në OKB: Një vend për tu marrë shembull!

Synimet e Shqipërisë për energjinë e rinovueshme

18.07.2023 - 14:30

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndodhet në Nju York ku po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë politik në Kombet e Bashkuara me fokus objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Balluku në fjalën e saj është shprehur se në këtë takim fokusi ka qenë te samiti që do të zhvillohet në shtator dhe te objektivat për energjinë e rinovueshme të vitit 2030.

Sipas ministres e rëndësishme është që qeveria shqiptare ka punuar shumë në këtë drejtim dhe në vitin 2030 synon që vendi ynë të jetë një vend për tu marrë shembull sa i përket energjisë së rinovueshme jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë.


“Jam në selinë e Kombeve të Bashkuara ku është zhvilluar takimi i nivelit të lartë politik përsa i përket objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm. Një takim që parapërgatit atë që do të ndodhe në samitin e shtatorit që të gjithë vendet do të ulen për të folur për një udhërrëfyes që do të shërbejë për të ardhmen dhe targetet e vendosura në agjendën e vitit 2030. Qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë folur shumë në lidhje me këtë agjendë dhe janë fokusuar në këtë target ku ne kemi përdorur 42% të energjisë së rinovueshmne dhe për vitin 2030 ne kemi vendosur që ky target të jetë 54 % duke e bërë vendin tonë një shembull për t’u marrë jo vetëm për Ballkanin por edhe në Evropë”, ka thënë Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjia e gabuar mund të falimentojë qeveritë

‘The Economist’: Si duhet të përballet Europa me krizën e energjisë?

Nga AlJazeera/ "Një rrugë shumë e shtrenjtë! Dikush duhet të paguajë!"

A është energjia bërthamore rruga për të luftuar krizën klimatike?

Project Syndicate/ Çfarë roli do luajë SHBA në tregun global?

A do të bëhet Amerika Arabia Saudite e gazit natyror?