MENU
klinika

Komenton garimin e Bashës për kreun e PD-së

Takimi në zyrë me Berishën, Meta tregon detaje

25.07.2023 - 12:56

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pas takimit me Sali Berishën në selinë blu.

Meta u shpreh se do të përshkallëzojnë luftën kundër korrupsionit dhe do të vazhdohet “denoncimi pa ndërprerje i aferës e djegësve që ka shkuar mbi 700 mln euro dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë”, duke theksuar se garant kryesor është vetë kryeministri Rama.

Ilir Meta: “Jemi për mbështetjen e protestave, jo vetëm të inicuara nga partitë opozitare. Protestat janë një rrugë e domosdoshme.

Do jetë përshkallëzimi i luftës kundër korrupsionit, vazhdimi pa ndërprerje për të denoncuar aferën e djegësve që ka shkuar mbi 700 mln euro dhe vendosjen e përgjegjësve para drejtësisë.

A jeni thirrur në SPAK?

Ilir Meta: Nuk do të ketë asnjëlloj shqetësimi në raportet e Metës me drejtësinë.

Paratë e qytetarëve digjen lum nga korrupsioni, ka garant kryesor kreun e aferës së djegësve që është vetë kryeministri.

Mos kini asnjë shqetësim, përveçse të mbrohen paratë e qytetarëve shqiptarë.

I pyetur për garimin e Bashës për kreun e PD-së, Meta u përgjigj: “Ishte takimi frytshëm me liderin e PD-së dhe njëkohësisht uroj e besoj që gjithë demokratët, opozitarët të jenë atje ku duhen në vijën e parë të ballafaqimit me këtë regjim”.