MENU
klinika

Analiza

Takimi sekret me Prigozhin ishte poshtërim për Putin

12.07.2023 - 13:50

Misteri për rebelimin e Wagner dhe pasojat e tij, vetëm sa thellohet ditë pas dite, pavarësisht se Kremlini po përpiqet dëshpërimisht të bëjë të kundërtën.

Vendndodhja e Yevgeny Prigozhin ka qenë e paqartë që kur ai u shfaq në Rostov-on-Don të Rusisë, në fund të rebelimit të tij jetëshkurtër, por sizmik, siç shkruan CNN.

Aeroplanë që kryqëzohen në hapësirën ajrore ruse dhe bjelloruse; paruket e Prigozhin, shufrat e arit, një burrë i ngjashëm me Prigozhin, deri tani i kemi parë të gjitha, por prapë nuk dimë asgjë. E vetmja gjë e qartë është që kreu i Wagner nuk ndodhet në Bjellorusi, siç u njoftua javën e kaluar.

Takimi sekret i Prigozhin me presidentin rus, Vladimir Putin vetëm sa komplikoi gjithçka. Siç shkruan CNN, gjithçka duket shumë surreale, sidomos që pesë ditë pas kërcënimit më të madh dhe më të dhunshëm ndaj sundimit të Putinit, ai të ftonte në Kremlin njeriun që i kishte rrezikuar karrigen. E çuditshme është edhe që takimi u mbajt i fshehtë për 11 ditë, sipas gazetës amerikane.

Megjithatë, siç shkruan CNN, zhdukja e Prigozhin është goxha më problematike seç duket për Putinin, shenjë e dobësisë së tij.

Putin met Yevgeny Prigozhin days after failed mutiny

Kjo sepse, kreu i Wagner nuk ka pranuar publikisht gabimin, siç pretendon Kremlini.

As nuk është arrestuar, nëse konsiderohet vërtet “tradhtar” nga Kremlini, duke treguar se rrethi i Putinit është i frikësuar prej tij.

Tani Putini po përballet me një kërcënim real dhe të dukshëm, dhe po e bën këtë me heshtje dhe lajme të vonuara për një takim të fshehtë, krejtësisht e pazakontë, kur bëhet fjalë për një “burrë shteti”, siç e paraqet veten Putini.

Ky është vetëm rasti i fundit, që tregon llogaritjet e gabuara të Kremlinit dhe se larg realitetit ka shkuar Putin dhe rrethi i tij.