MENU
klinika

"Një 'qokë' që i bëhet bandave kriminale"

Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm, reagon Belind Këlliçi

09.07.2023 - 19:41

Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, ka folur në lidhje me emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme.

Këlliçi deklaroi se e emërimi i Ballës si ministër i brendshëm është degradimi final i qeverisjes së Edi Ramës dhe një qokë që i bëhet bandave kriminale në vend

Ndër të tjera ish-deputeti ka theksuar se sipas tij Balla do jetë ministri i Brendshëm më jetëshkurtër.

“Është degradimi final i qeverisjes së Edi Ramës dhe një qokë që i bëhet bandave kriminale në vend. Besoj se do jetë ministri i brendshëm më jetëshkurtër.”-është shprehur Këlliçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PS po paguan çmimin e futjes së “të fortëve” në politikë

Largimi i ministrit të Brendshëm, analistët për VOA: Maja e ajsbergut…