MENU
klinika

Ervin Karamuço

Të pathënat e 1 viti presidencial

24.07.2023 - 10:26

Nëse kryeqytetasit duan të të orientojnë në qytetin e tyre, për bllokun e institucioneve kryesore në bulevard, ata përdorin ndër të tjera, një term të gabuar për vendndodhjen e zyrës së Presidentit të Republikës. Zhargoni i ditës e quan atë rëndom ” Presidenca”. Ndërkohë ky term në doktrinën kushtetuese, ka një kuptim të ndryshëm dhe i adresohet thjesht dhe vetëm mandatit të Presidentit.

Megjithëse këtë gabim e vëmë në dukje shpesh midis kolegësh, sot është dita për tju dorëzuar edhe ne qëllimisht shumicës. Zyra e Presidentit të Republikës është gdhirë sot në vigjiljen e përvjetorit të parë të mandatit presidencial të Z. Begaj. Gjatë këtij viti, kryetari i ri i shtetit, është prezantuar shumë ndryshe nga paraardhësit e tij, duke ofruar një profil të veçantë institucional. Kushtetuta me ndryshimet e saj gjatë gjithë këtyre viteve, ka zvogëluar dhe mpakur shumë kompetencat e Presidentit. Fillimisht vendimmarrësit politik u justifikuan me shmangien e autoritarizmit, më pas në evitimin e mbivendosjes së kompetencave/konflikteteve politiko-institucionale me ekzekutivin, por me retrospektivën që vëren sot, të duket se kjo ka qenë thjesht një lojë forcash të padukshme për të sunduar realisht vendin, pavarësisht se kush është i pari i tij.

Ndodhur në këto eikulibra shumë të brishta presidencial, kryetarët e shtetit tonë e kanë patur shumë të vështirë ndër vite të pozicionohen mjaftueshëm të balancuar midis kompetencave të tyre kushtetuese dhe rolit që ata duhet të kenë realisht në jetën politiko-institucionale të vendit. Për shkak të kësaj dileme të vazhdueshme ekzistenciale të mbivendosur me inate dhe ambicie jo proporcionale me pushtetet e tjera, disa Presidentë kanë gabuar të mbeten të duhurit, duke u shfaqur krejt të ndryshëm nga pritshmëritë e publikut. Nisur nga tollovitë presidenciale të mëparshme, u krijua natyrshëm përshtypja që edhe Z.Begaj do e niste me dilema dhe i pasigurtë mandatin e tij, me frikën për të mos gabuar.

Hapat me të cilat nisi presidencën, treguan se ai kishte vendosur të ecte në pikat që konsideronte më të fortat, nga karriera e tij e mëparshme. Mbas 1 viti, kushdo që ka ndjekur me vëmendje aktivitetet e Presidentit, ka vënë re se prioriteti i tij kryesor është fokusuar tek siguria kombëtare. Siguria kombëtare dhe sfidat që e shoqërojnë atë, për shkak të natyrës sensitive dhe diskrete, janë çështje që nuk identifikohen drejtpërdrejtë dhe lehtësisht nga njerëzit e zakonshëm.

Nisur nga mbledhjet e shpeshta të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimet e dendura që Z.Begaj ka patur gjatë këtij viti me përfaqësues të lartë të mbrojtjes qoftë në rajon apo në NATO, kupton në mënyrë indirekte se ai ka përcaktuar një vizion të qartë, i cili mbështetet në këto 3 shtylla kryesore: 1. Garantimin për ndërtimin e një mbrojtje kombëtare të qëndrueshme kibernetike; 2. Lobimin e vazhdueshëm të çështjeve të sigurisë rajonale dhe të Kosovës në veçanti, duke ju drejtuar së fundi edhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për anëtarësimin e saj në aleancën euro-atlantike; 3. Modernizmin dhe rritjen e buxhetit të mbrojtjes të Shqipërisë dhe shtimin kontributeve në NATO në partneritet të fortë me SHBA.

Përmendet shpesh nën zë një mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku kryetari i shtetit u shndërrua me të drejtë në komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura ( funksion që e merr vetëm në rast lufte), për të parandaluar rreziqet serioze që i kanoseshin vendit tonë nga Irani. Masat dhe ndërhyrjet që u zbatuan më tej nga organet e sigurisë, patën rezultatet e duhura dhe ajo situatë u tejkalua. Për të mbetur tek çështja e Iranit, krahas rreziqeve të influencës ruse në Ballkan dhe politikave malinje kineze, Presidenti Begaj do të hyjë në histori si funksionari që drejtoi sytë edhe nga Policia e Shtetit, duke kuptuar rëndësinë e këtij institucioni për rendin dhe sigurinë publike, pas dëmeve të sulmeve kibernetike vitin e kaluar.

Dekorimi së fundi i një prej oficeri të lartë të Policisë së Shtetit që dha kontribut të rëndësishëm në parandalimin e sulmeve kibernetike është një ogur kuptimplotë mbi promovimin e vlerave institucionale dhe motivimin e punonjësve të shtetit. Mbase roli i Z.Begaj shpesh i shprehur brenda një profili të moderuar dhe të matur, mund të ketë impakt në të ardhmen edhe në fusha të tjera, por aktualisht fusha kryesore që ai u dedikua me të drejtë, mbetet ende imperative dhe jetike për fatet e vendit tonë dhe rajonit në përgjithësi.

Presidentit i mbeten ende disa vite të tjera në mandatit të tij dhe le të shpresojmë që përtej çdo paragjykimi, nënvlerësimi apo insinuate të padrejtë në adresë të figurës së tij, ai do vijojë ti përkushtohet gjërave të vërteta që kanë vlerë për interesin dhe sigurinë kombëtare dhe për nevojat e çdo qytetari të këtij vendi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti i kriminologjisë i bën thirrje policisë së shtetit

“Kriminelët komunikojnë në Netflix, ka edhe nga Tirana”

"Do të ketë ngjarje të tjera të rënda, pritet..."

Atentati që tronditi vendin në mesnatë, çfarë paralajmëron Ervin Karamuço?

"Kam 5 vite që po dëgjoj akte çnjerëzore..."

Ervin Karamuço ngre alarmin pas fenomenit tronditës në Shqipëri


“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin