MENU
klinika

"Më kanë shpallur armik"

Thirrja në Komisionin e Etikës, vjen reagimi i Bardhit

26.07.2023 - 13:53

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit për të mbajtur mbledhjen e Komisionit të Etikës gjatë ditës së sotme.

Përmes një reagimi, Bardhi shprehet se ish-kryedemokrati Lulzim Basha po vepron njësoj si ish-kryeministri Sali Berisha një vit më parë.

Bardhi tha gjithashtu se qëndrimi i tij është i njëjtë me një vit më parë. Ai shtoi se Komisioni i Etikës në PD nuk ekziston.

Ai lajmëroi sërish mbledhjen e Këshillit Kombëtar gjatë ditës së nesërme dhe u shpreh i zhgënjyer nga ata zyrtarë të partisë që mbështesin Bashën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN