MENU
klinika

"Vendi digjej, Mitaraqis vazhdonte pushimet"

Tragjedia e zjarreve, dorëhiqet ministri grek

28.07.2023 - 16:56

Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Notis Mitaraqis u dorëhoq pasditen e së premtes pas publikimit të lajmit se ai vazhdonte pushimet i pa shqetësuar në ishullin e Patmosit, ndërkohë që Greqia ishte në emergjencë prej zjarreve.

Sipas burimeve qeveritare, ka qenë vetë Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili i ka kërkuar ministrit të tij të japë dorëheqjen, pasi veprimet e tij binin ndesh me moralin e qeverisë që ai drejton.

Vendin e tij do ta zërë deputeti Janis Vrutsis, i cili pritet të betohet para Presidentes Saqeralopoulou, gjatë orëve të ardhshme.