MENU
klinika

Plagoset i vëllai

Tragjike në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

18.07.2023 - 10:28

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në në aksin rrugor Kastel-Platanos, në fshatin Traqila. Një makinë me turistë është përplasur me një motor, ku po udhëtonin dy vëllezër shqiptarë.

Si pasojë  Dionis Qoshku, 17 vjeç humbi jetën, ndërsa vëllai i tij është dërguar në Spitalin e Haniasë ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata shqiptare Kisamo ”Kastel”.

Foto e marrë nga Facebook-u  Shoqata Shqiptare Kisamo “Kastel”