MENU
klinika

Si të bëhesh një “freelancer”?

Tregu online po tërheq të rinjtë, pagesa mbi 1000 euro

01.07.2023 - 15:53

Me përparimin e shpejtë të teknologjisë, duket se shumë njerëz, por sidomos të rinjtë, i janë drejtuar tregut të punës “online”, duke u konsideruar zot të punës së vet.

Romina Zogu, me profesion arkitekte, së bashku me kolegen e saj Valeria Baçi, tashmë prej një viti punojnë si “freelancer”, duke ofruar shërbimin e tyre edhe për klientët e huaj në platformat online. Arredimi i një hoteli në Gjermani, është projekti më i madh që kanë ndërmarrë.

Përtej orarit fleksibël, pagesat e mira janë disa nga arsyet që i drejtojnë këta të rinj të ofrojnë shërbimin e tyre në platformat ku bizneset ndërlidhen me profesionistë të pavarur (“freelancers”) në të gjithë botën, për punë dhe projekte të vogla ose afatgjata.

Pandemia Covid-19 u kthye në një burim kryesor për punësimin online përtej një pune fikse 8-orarëshe. Një raport rajonal i “Gigmetar” tregoi se në tetor të vitit të kaluar, mbi 6200 shqiptarë ishin të punësuar online. Shqipëria u rendit e dyta pas Maqedonisë së Veriut, në 8 vende të rajonit për numrin e punonjësve online në raport me popullsinë.

Teksa duket një procedurë e lehtë për t’u regjistruar dhe fituar para, përfitimet nga punët online, a kërkojnë kohë që të arrijnë pagesa të kënaqshme?

“Normalisht, hasëm disa vështirësi në fillim. Shumë aplikime, thuajse 80% ishin negative, por vazhduam përpara derisa kapëm projektet e para”, tregon Romina Zogu.

Raporti tregon se Shqipëria shënoi rritjen më të madhe të punësimit në këto platforma me 2022. Teksa në shtete të tjera këta punonjës tatohen, në Shqipëri të rinjtë a janë të gatshëm të paguajnë taksa edhe për këtë lloj pune?

Valeria Baçi përgjigjet: “Ne tatohemi në një farë mënyre. Nëse ti bën një punë, vetë platforma të mban 10-20% në varësi të projektit. Duke llogaritur edhe tatimin për shtetin, i bie që të më ulet shumë fitimi”.

Linkedin, Upwork, Guru dhe Fiver janë disa nga platformat më të përhapura për “freelancer”-at të cilët nuk kërkojnë diploma, por njohuri praktike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama mbledh online Konferencën Vjetore të Sigurisë së OSBE

“Koha për armëpushim global, kjo është thirrja ime urgjente”