Ish-deputeti Halit Valteri, teksa komentonte mbrëmjen e kësaj të marte zhvillimet politike pas kërkesës së SPAK për arrestimin e politikanit socialist Arben Ahmetaj, tha se deri në vjeshtë do të prangoset dhe një ish-president.
“Deri në vjeshtë një ish-president do të jetë në burg”, u shpreh ai në emisionin “RepolitiX”.
Duke u ndalur më gjatë te rasti “Ahmetaj”, Halit Valteri tha se Partia Socialiste e ka të qartë se deputeti duhet të përballet me ligjin dhe të vuajë pasojat e veprimeve që ka kryer. Ai shtoi se janë pesë ministra që kanë firmosur për inceneratorët.
“Opinion i PS në raport me Ahmetajn është i qartë dhe i prerë të përballet me ligjin dhe ta zgjidhë vetë e të vuaj pasojat. Do kemi një gjykim që do të dënohet vetëm për shpërdorim detyre. A do të ketë persona të tjerë të përfshirë se kanë qenë 5 ministra që kanë firmosur aty. Të pestë ministrat, dy janë të LSI-së tre të mazhorancës”, tha ai.