“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Variçet, shkaqet dhe faktorët e rrezikut për venat e zgjeruara
Mjeku: Variçet në varësi të shkakut ndahen në të ashtuquajturat variçe primare dhe dytësore. Ndërsa shkaktari për variçet primare është bllokimi i gjakut në vena, i cili shkaktohet nga valvulat venoze të dëmtuara, variçet dytësore shfaqen si pasojë e një sëmundjeje tjetër. Kjo përfshin, për shembull, një trombozë. Një trombozë ndodh kur një enë gjaku bllokohet nga mpiksja e gjakut. Kur rrjedha e gjakut pengohet mund të shkaktojë mbledhjen e gjakut dhe kjo krijon variçe të dhimbshme.
Rreziku i zhvillimit të variçeve rritet nga faktorë të ndryshëm. Këto përfshijnë, ndër të tjera:
Qëndrimi i gjatë në këmbë dhe ulur
Histori familjare (insuficienca venoze gjenetike)
Mosha më e madhe
Mbipeshë
Sëmundjet ekzistuese vaskulare
Shtatzënia
Parandalimi i variçeve – çfarë ndihmon?
Nëse dëshironi të parandaloni variçet ose të parandaloni rishfaqjen e tyre, është e rëndësishme të ushtroheni mjaftueshëm, të ushqeheni shëndetshëm dhe të shmangni zakonet që dëmtojnë enët e gjakut, siç është pirja e duhanit. Veshja e çorapeve kompresionuese gjithashtu mund të vonojë ose ndalojë zhvillimin e variçeve.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.