MENU
klinika

Vrasja në Krujë

Zbardhet dëshmia e Valter Bamit: Gjurmët e barutit në duar i kam nga arma sportive

07.07.2023 - 17:34

Zbardhet dëshmia e Valter Bamit, i arrestuar mbrëmjen e kaluar nga policia për ngjarjen e rëndë në fshatin Larushk të Krujës, ku u vra 29-vjeçari Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentjan Bejtja.

Valter Bami është arrestuar me akuzën për “armëmbajtje pa leje”, por se ai deklarohet i pafajshëm për vrasjen dhe plagosjen e dy fëmijëve.

Valter Bami ka pretenduar në takimin me avokatin e tij Ilir Murati se gjurmët e barutit në duart e tij janë për shkak se ai bën qitje rregullisht me një armë sportive që e ka në banese me leje.

Bami ka deklaruar madje se Ramazan Sinon e kishte të afërm dhe ndjen keqardhje për ngjarjen e ndodhur.
“Ndjej keqardhje për humbjen e jetës së Ramazan Sinos që e kam të kushëri pasi nëna e Ramazanit dhe nëna ime janë vajza tezesh. Do ta dorëzoj lejen e armës që zotëroj dhe do kërkoj lirimin”, mësohet të ketë thënë i akuzuari.