MENU
klinika

"Kandidatët dhe politikanët të respektojnë heshtjen zgjedhore"

Zgjedhjet në Rrogozhinë, reagon KQZ

23.07.2023 - 11:17

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tërheq vëmendjen e përfaqësuesve politik dhe kandidatëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe solemnitetin e ditës së votimit.

Sot është dita e qytetarëve që kanë të drejtën e zgjedhjes dhe deklaratat politike cenojnë standardet e procesit zgjedhor dhe janë në shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Gjithashtu, KQZ tërheq vëmendjen e Komisioneve të Qendrave të Votimit që të respektojnë Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojnë persona të paautorizuar në Qendrat e Votimit.

Në QV dhe rreth tyre lejohen vetëm zgjedhësit, vëzhguesit e akredituar dhe stafi teknik i KQZ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Procesi i votimit nis me problematika!

Rrogozhina voton për kryetarin e ri të bashkisë