MENU
klinika

Për të shmangur të papriturat në pushime

11 gjërat që duhet të bësh 1 ditë para nisjes

15.08.2023 - 13:58

Jeni në prag të nisjes suaj, një ditë para se të niseni për atë pushim të vonuar që keni ëndërruar prej muajsh? Përpara se të nisni udhëtimin tuaj, ka disa hapa të rëndësishëm që duhet të ndërmerrni.

Telefononi kompaninë tuaj të kartës së kreditit.

Për t`u siguruar që karta juaj e kreditit të funksionojë gjatë udhëtimit, kompania juaj e kartës së kreditit duhet të dijë planet tuaja të udhëtimit.

Dhe ka një gjë tjetër shumë të rëndësishme. ‘Sigurohuni që të keni mjaftueshëm para në kartë.

Kontaktoni kompaninë tuaj të telefonisë celulare.

Udhëtim jashtë vendit? Telefononi ofruesin tuaj të shërbimit për t’ju ndihmuar të konfiguroni planin më të lirë për kryerjen e telefonatave, dërgimin e mesazheve dhe hyrjen në internet nga smartphone.

Njoftoni operatorin e sistemit të sigurisë së shtëpisë tuaj.

Nëse po largoheni dy javë ose më shumë, është mirë t’i tregoni departamentit tuaj të policisë lokale se do të jeni të larguar. Ata mund t`i hedhin një sy shtëpisë tuaj kur nuk jeni aty.

Konfirmoni të gjitha rezervimet.

Kontrolloni dy herë të gjitha rezervimet tuaja: fluturimin, hotelin, makinën me qira, restorantet, atraksionet dhe çdo shërbim tjetër që keni planifikuar. Ju nuk dëshironi ndonjë surprizë nëpër sportele. Nëse keni akses në një printer, nuk është ide e keqe të printoni konfirmimet. Nëse nuk e bëni këtë, shkruani numrat e konfirmimit (dhe numrat e telefonit të shërbimit ndaj klientit) dhe mbajeni letrën lehtësisht të aksesueshme në portofolin tuaj.

Paguani faturat që mund të mos i keni paguar.

Kur të ktheheni mund të përballeni me kamatvonesat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN