MENU
klinika

Avioni i kreut të Wagner rrëzohet në veri të Moskës

2 muaj pas rebelimit ndaj Putinit, vdes Prigozhin

23.08.2023 - 20:00

Kreu i grupit Wagner në Rusi, Yevgeny Prigozhin dyshohet se ka vdekur.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se një avion civil është rrëzuar në veri të Moskës dhe të 10 personat në bord kanë vdekur. Mes tyre ka qenë dhe lideri i grupit mercenar rus.

Shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ishin në bordin e avionit ‘Embraer’, i cili po udhëtonte nga Moska në Shën Petersburg, njoftoi agjencia e lajmeve TASS. Avioni thuhet se është rrëzuar në rajonin Tver, në veri të Moskës.

Ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer që ndodhi sonte në rajonin e Tverit. Sipas listës së pasagjerëve, mes tyre është emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhin“, njoftuan autoritetet e aviacionit rus.

Yevgeny Prigozhin 2 muaj më parë nisi një rebelim kundër Vladimir Putinit dhe më pas u detyrua të arratisje në Bjellorusi. Pas këtij veprimi u fol gjatë se ai do të kishte fatin e të gjithë armiqve të Putinit dhe si duket doli e vërtetë. Dyshimet janë se avioni është qëlluar nga kundërajrorët rusë. Një kanal Telegram i lidhur me Wagner-in, Gray Zone, raportoi se avioni u rrëzua nga mbrojtja ajrore.