MENU
klinika

Çfarë duhet të bëni sipas ekspertëve

4 zakone në dush që nxisin rënien e flokëve

16.08.2023 - 15:07

Sa herë keni parë një grusht flokësh në dush, në jastëk në krehërin e flokëve dhe keni pyetur veten, pse? Hormonet, stresi, mosha janë faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve, por duket se ka edhe disa zakone të përditshme që kanë efekt direkt në këtë dukuri.

Zakonet e dushit janë më të rëndësishme se kurrë për shëndetin e flokëve dhe skalpit tuaj, veçanërisht nëse vëreni më shumë rënie ose rrallim.

“Nëse flokët tuaj po rrallohen përgjatë kurorës ose jeni duke përjetuar rënie të plotë të flokëve, arsyet mund të jenë nga temperatura e ujit kur laheni në dush deri tek produktet që aplikoni për flokët”, kështu shprehet Mandy Buechner, një trikologe në Thairapy Wellness Center.

“Flokët tuaj janë në gjendjen e tyre më të dobët kur janë të lagur dhe janë më të prekshëm ndaj dëmtimit, kështu që zakonet e mira të dushit garantojnë shëndetin e flokëve dhe skalpit tuaj”, tha Buechner.

Ja çfarë mund të dëmtojë shëndetin e kokës dhe flokëve dhe çfarë duhet të bëni në vend të tyre.

Ujë i nxehtë

Temperatura e ujit ndikon në gjendjen e flokëve tuaj, njësoj si edhe nxehtësia e tharëses apo pjasterit. Dushi në ujë të ngrohtë ose të ftohtë mund të parandalojë thyerjen e kutikulës së flokëve dhe dëmtimin e lëkurës së kokës.

Larja e shpeshtë me shampo

Shpeshtia e larjes së flokëve duhet të bazohet në llojin dhe gjatësinë e flokëve tuaj dhe ka një shans që ju të zhvishni flokët tuaj nga sebumi natyral. Sidomos me moshën, skalpi prodhon më pak vaj, kështu që mund të mos ju duhet ta lani shpesh kokën me shampo. “Kur nuk ju bien flokët dhe keni një skalp të shëndetshëm, larja me shampo dy herë në javë është e mjaftueshme për të mbajtur flokët të pastër dhe të shëndetshëm”, tha Gaunitz. “Larja më e shpeshtë mund të shkaktojë probleme, duke përfshirë lëkurën e thatë, të yndyrshme ose të nxisë inflamacion që mund të çojë në hollim të flokëve”.

Larja me shampo e majave të flokëve

Së bashku me larjen e shpeshtë, mund të aplikoni shampo në pjesët e gabuara të flokëve tuaj. Kur aplikoni balsam, zbatohet rregulli i kundërt. Duhet ta aplikoni vetëm në majat e flokëve. Si përfundim, përqendrojeni shampon në majë të kokës, dhe më pas aplikoni balsam në skajet e flokëve. Kjo është mënyra më efektive për të hequr sebumin duke mbuluar majat e flokëve që priren të thahen.

Përdorimi i një peshqiri të rëndë pambuku

Shumica prej nesh priren t’i thajnë flokët duke përdorur një peshqir pambuku, duke i fërkuar flokët për të thithur lagështinë. Kjo është shpesh e gabuar. “Tekstura e një peshqiri mund të shkul vazhdimisht flokët, veçanërisht nëse ato kanë një strukturë të hollë ose poroze”, tha Gaunitz. “Peshqirët prej pambuku kanë fibra shumë të mëdha që tërheqin dhe folikulat e kutikulës së flokëve. Kjo mund të shkaktojë fërkime që çojnë në dëmtim dhe madje rrallim të tyre”. Peshqirët me mikrofibër apo edhe bluzat mund të jenë të dobishme në parandalimin e rënies ose rrallimit të flokëve duke mos i tharë plotësisht flokët, por duke e lënë edhe pak ajrin të bëjë punën e vet.