MENU
klinika

Zbulojini

5 mënyra se si qymyri bën mrekulli në trupin tuaj

08.08.2023 - 10:54

Shumë prej nesh e dinë që qymyri është një ilaç i mirë i ndihmës së parë për trajtimin e helmimit, ky produkt ka shumë më tepër për të ofruar.

Falë këtyre aftësive të forta thithëse, qymyri mund t’ju ndihmojë të merreni me shumë çështje shëndetësore nga dhëmbët dhe pikat e zeza deri tek skuqjet e lëkurës dhe kafshimet e insekteve.

  1. Mund të zbardh dhëmbët

Qymyri ka një ngarkesë elektrike negative, e cila e ndihmon atë të tërheqë toksinat dhe radikalet e lira që kanë një ngarkesë pozitive. Qymyri shtohet në pastat e dhëmbëve, por ju mund të bëni vetë një produkt për pastrimin e dhëmbëve .

E gjitha që ju nevojitet është pluhur qymyri. Merrni pak pluhur dhe një furçë dhëmbësh të lagur, lani dhëmbët siç bëni zakonisht dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Shpëlajeni gojën me një sasi të madhe uji. Dentistët gjithashtu paralajmërojnë se një paste dhëmbësh me qymyr është shumë gërryese, kështu që është më mirë të mos e përdorni shumë shpesh.

  1. Mund të ju ndihmojë të heqni qafe puçrrat dhe pikat e zeza

Qymyri lidhet me bakteret, papastërtitë dhe toksinat që ne të gjithë mbartim në lëkurën tonë dhe që shkaktojnë pika të zeza dhe puçrra. Ka një numër produktesh për lëkurën që përmbajnë qymyr që mund të përdorni, ose mund të provoni gjithashtu një maskë për fytyrën.

Përzieni ½ lugë çaji qymyr me 2 lugë ujë. Aplikojeni në fytyrën tuaj me një furçë. Lëreni të thahet  plotësisht dhe më pas shpëlajeni me ujë. Një recetë tjetër për maskën e fytyrës sugjeron përzierjen e pluhurit të qymyrit  me 2 lugë xhel aloe vera.

  1. Mund të lehtësojë kruajtjen dhe skuqjet e shkaktuara nga kafshimet e insekteve

Nëse keni një pickim të bletëve ose nga mushkonjat, por nuk keni ndonjë vaj qetësues, mos u frikësoni. Meqenëse qymyri lidhet me helmet dhe toksinat , mund të ju shërbejë si një ilaç i mire në këto raste.

Merrni pluhur karboni dhe përzieni atë me ½ lugë vaj kokosi. Lyejeni përzierien në zonën e prekur çdo 30 minuta derisa kruajtja të pushojë. Ekspertët thonë se qymyri mund të jetë gjithashtu efektiv për trajtimin e skuqjeve të shkaktuara nga bimë helmuese.

  1. Mund të luftojë me sukses mykun dhe të parandalojë sëmundjet e shkaktuara prej tij

Shumë prej nesh janë të ekspozuar ndaj mykut në shtëpi ose në vendin e punës pa e ditur madje, që myku mund të shkaktojë mosfunksionim të veshkave, mëlçisë dhe trurit, sëmundje të zemrës, dhimbje koke, të vjella dhe madje edhe depresion. Ka një gamë të gjerë të produkteve kimike që mund t’ju ndihmojnë të heqni qafe mykun, por nëse nuk dëshironi të përdorni kimikate, ekzistojnë edhe mjete të tjera natyrore.

Së bashku me sode buke dhe uthull molle, qymyri ka veti të forta anti-kërpudhore. Përzieni ½ filxhan pluhur qymyri me një gotë ujë dhe aplikojeni këtë në zonën e mykur. Lëreni të veprojë për 10-20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë.

  1. Mund të mbrojë mëlçinë dhe veshkat nga toksinat

Pothuajse çdo ditë ne jemi të ekspozuar ndaj toksinave përmes ushqimeve, mjedisit dhe vendit të punës. Toksinat kanë një ndikim të keq në organet dhe sistemet tona dhe na bëjnë të plakemi më shpejt. Nëse e dini që keni ngrënë ndonjë ushqim të rrezikshëm kimikisht, ose nëse keni kaluar ca kohë në një vend me metale të rënda dhe toksina, marrja e qymyrit mund të jetë një ndihmë urgjente për mëlçinë dhe veshkat tuaja.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Marrëveshjet COP26 synojnë karburantin më të ndotur

AlJazeera: ‘Fundi i qymyrit’ është afër