25.08.2023 - 11:16
Zjarrfikësit vazhdojnë punën për shuarjen e flakëve të zjarrit në Malin Shpirag në Berat.
50 trupa të Forcave të Armatosura, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme kur zjarri mori përmasa të mëdha.
Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se situata është e vështirë për shkak të terrenit, por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Situata e zjarreve
Ministria e Mbrojtjes: Ka vetëm një vatër aktive
Çfarë pritet gjatë fundjavës
Ngrihet alarmi në Azi, ‘përvëlohet’ nga temperaturat rekord
Nesër zgjidhet president i Republikës