MENU
klinika

Pranga tre personave

Agjencinë e Sigurimit e kishin kthyer në ambient për shitje kokaine

10.08.2023 - 13:15

Tre persona u arrestua ne Durres ne kuader të operacionit “Agjencia”.

Ermand Bejdo, Edmond Mehmeti dhe Alen Gjyzeli u kapen ne flagrance gati per te shitur kokaine dhe kanabis.

Shumica e aktivitetit kryhej ne nje godine qe funksiononte si agjenci private sigurimesh, në pronësi të shtetasit Ermand Bejdo, në lagjen nr. 14, por qe ishte pershtatur për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në doza.

Durrës/Finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Agjencia”.

Operacioni, rezultat i një hetimi disajavor, me metoda speciale, që u zhvillua mbi informacionet e siguruara nga Policia e Durrësit, për një rast të shitjes në doza, të lëndëve narkotike.

Kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, për të shitur doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Njëri prej të arrestuarve, pronari i agjencisë, ndërsa një të arrestuari tjetër iu gjet dhe një përforcues grushti.

Sekuestrohen sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti dhe 3 celularë.

Si rezultat i një hetimi disajavor, të ndjekur me metoda speciale, nga Policia dhe Prokuroria e Durrësit, në vijim të punës kundër krimeve në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Agjencia”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

E. B., 37 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. Gj., 19 vjeç, të tre banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur një agjenci private sigurimesh, në pronësi të shtetasit E. B., në lagjen nr. 14, për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, në doza.

Gjatë kontrolleve të imtësishme në këtë ambient, si dhe ndaj shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje, një shumë parash (në lekë dhe në euro) e dyshuar e përfituar nga shitja e tyre, 1 peshore elektronike, 1 përforcues grushti (që iu gjet shtetasit A. Gj.) dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Plas sherri te Zjarrfikësja në Kavajë

Zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët e tij

Merret nën hetim shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese