MENU
klinika

"Dënohet deri në 15 vjet burg"

Arrestimi i zjarrvënësve/ Rama përgëzon policinë: Krim barbar

23.08.2023 - 17:06

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar punën e Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbrojtjes Civile për punën e bërë gjatë sezonit veror. Kreu i qeverisë shpreh vlerësime për punën e policisë në arrestimin e personave që kanë ndezur zjarre duke shkaktuar vatra të mëdha, duke rrezikuar edhe banesat.

Gjithashtu Rama bën thirrje që të raste të tilla të çohen pas hekurave dhe se përgjegjësit e këtyre krimeve duhet të ndëshkohen. Rama falenderon gjithashtu edhe punën e trupave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, të cilët kanë rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik.

Postimi i kryeministrit Rama:

Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të mos vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër të mosndëshkimit të një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg👊

🪖🚒👩‍🚒🧑‍🚒Një falënderim i përsëritur për trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila e ka rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik, duke e mbrojtur me profesionalizëm e shpirt sakrifice pasurinë e paçmueshme natyrore dhe ulur në mënyrë të konsiderueshme dëmet potenciale të këtyre krimeve të neveritshme në verbërinë, shpirtligësinë, marrëzinë e tyre👊
#VetëmPërpara➡️🇦🇱

/abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN