MENU
klinika

Sjell dëme të mëdha

Arsyet se pse nuk duhet ta karikoni më telefonin gjatë natës

12.08.2023 - 08:25

Ah, telefonat , si bekimi dhe barra e jetës së shekullit të 21-të. Sigurisht, është e mrekullueshme që teknologjia ka bërë që gjithë përmbajtja e njohurive njerëzore të arritshme nga një pajisje smart phone , të jenë shumë  lehtë  të menaxhueshme. Por nga ana tjetër ka edhe gjëra jo fort të mira, sa herë që uleni diku jam e sigurtë se uleni në vende jo gjithmonë të rehatshme ,vetëm për të qënë pranë prizës.

Për të shmangur këtë problem  botëror, shumë njerëz thjesht ngarkojnë telefonin e tyre gjatë natës, ndërisa flenë. Është më e lehtë, apo jo? Thjesht vendosni, shtrihuni dhe zgjoheni me bateri 100%. Për fat të keq, kjo është në fakt një nga mënyrat më të këqija për të ngarkuar telefonin tuaj dhe këtu ju shpjegojmë  arsyen pse…

Ju jeni duke ‘vrarë’ baterinë tuaj

Dëgjoni, nëse do të vazhdoni ta mbushni telefonin tuaj celular gjatë gjithë natës, çdo natë,ky do të jetë vrasësi i telefonit tuaj. Nëse e mbani gjatë gjithë natës, me kalimin e kohes bateria e telefonit tuaj do të humbas fuqinë e saj.Është njëlloj si me një ushqim me yndyrë në trupin e njeriut. Sigurisht, është  ushqim, por nuk duhet të hahet vazhdimisht

 

Mund të marri flakë

Mirë, për të qenë i drejtë, ky nuk është një problem i zakonshëm, por sigurisht që është mjaft i  frikshëm. Nëse e ngarkoni telefonin gjatë natës, ju do të josheni nga mania për të kontrolluar të dhënat e përditësuara para se të shkoni në gjumë dhe të kaloni me telefonin nën jastëkun tuaj. Problemi me këtë, është se nëse telefoni juaj është duhe u përdorur, ai gjeneron nxehtësi. Nuk ka ku të shkojë kjo nxehtësi, kështu që kjo mund te çoj në zjarr, veçanërisht nëse jeni duke shikuar videot, apo duke e futur atë nën batanije. Ndërsa kjo nuk ndodh shpesh, Merkuri i Leicester raportoi në 2018 se U.K u godit nga një seri zjarresh të shkaktuara nga ngarkuesit e telefonave celularë.

Ajo e detyron baterinë të marrë dhe ti zbresë përsëri përqindjet

Imagjinoni të mbushni një gotë birre deri në buzë, duke marrë një gllënjkë të vogël dhe pastaj duke e mbushur atë … pa pushim. Sipas Time, kjo është në thelb ajo që ju po bëni në telefonin tuaj celular kur e ngarkoni gjatë natës.

Sapo telefoni të përfundojë duke u ngarkuar deri në 100 përqind , procesi i karikimit  ndalet, ashtu  si e ndaloni derdhjen e birrës menjëherë para se gota të mbushet. Sidoqoftë, edhe nëse telefoni nuk po përdoret,  ai nuk mund ta mbajë atë perqindje baterie për një kohë të gjatë, kështu që do të bjerë përsëri. Sapo humbet një përqindje e vogël, karikimi fillon përsëri, duke e kthyer atë në 100. Nëse e lini kështu  për tetë orë, ky proces i vazhdueshëm para dhe mbrapa do të vazhdojë tërë natën, dhe duke e vënë telefonin tuaj në  këtë proces ‘torturues’ çdo mbrëmje, kjo do të zvogëlojë përfundimisht kapacitetin e baterisë.

Sipas PC Magazine, e njëjta mbrojtje ekziston për laptopët dhe tabletat, kështu që në përgjithësi, rreziku i ngarkimit të telefonit tuaj gjatë natës nuk është aspak gjë e mirre.  Pra, pavarësisht se sa e përshtatshëme mund të jetë rutina juaj, është koha për të gjetur një hapsirë për karikimin e telefonit gjatë ditës.