MENU
klinika

Shteti grek "në këmbë"

Autoritetet ngrenë alarmin: 11 zona janë të rrezikuara nga zjarret

07.08.2023 - 09:25

Ministria e Krizave Klimatike dhe e Mbrojtjes Civile ka ngritur alarmin në Greqi për 11 zona të rrezikuara nga zjarret. Sipas autoriteteve greke, zonat më të rrezikuara janë: Atikë, Kythira, Boeotia, Argolis, Korinthia, Messinia, Focida, Achaia, Laconia, Chania dhe Rethymnon.

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile ka njoftuar organet kompetente qeveritare të përfshira në shërbim, si dhe qarqet dhe bashkitë e qarqeve të mësipërme, që të jenë në gatishmëri të shtuar për mbrojtjen.

Njëkohësisht, Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile rekomandon qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarr nga pakujdesia, si djegia e barit dhe degëve të thata apo pastrimi i mbetjeve e përdorimi i makinerive që mund të shkaktojnë shkëndija.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flakët “përpijnë” çfarë u del para

“Makth i zjarrtë” në Greqi


Dy burra të veshur me të zeza hapën zjarr

Të shtëna me armë zjarri në Greqi, raportohet për dy viktima

Humb jetën 16-vjeçari, në gjendje kritike motrat e tij!

E rëndë në Greqi/ Asfiksohen nga gazi 4 fëmijët e një familjeje

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev