MENU
klinika

Sukses pas suksesi!

“Barbie” i rekordeve, mbi 1 miliard dollarë të arkëtuara

07.08.2023 - 12:31

Po rezulton një sukses i vërtetë filmi “Barbie” i regjisores Greta Gerwig, i cili vetëm 20 ditë pas prezantimit në kinema ka arritur të mbledhë më shumë se 1 miliard dollarë.

Sipas shifrave, kjo është hera e parë që një film i drejtuar nga një regjisore femër arrin shifra të tilla përfitimesh, duke lënë pas “Wonder Woman” të Patty Jenkins.

Tashmë, prej 3 javësh në vend të parë, filmi me protagonistë Margot Robbie e Ryan Gosling i tejkaloi pritshmëritë dhe ka arritur të mbledhë 400 mln USD në SHBA dhe mbi 500 mln në vendet e tjera.

Deri tani, janë vetëm 53 filma që i kanë tejkaluar 1 miliard dollarë të ardhura të grumbulluara, por “Barbie” pritet të shkojë larg.

Megjithatë, ka 3 filma të bashkëdrejtuar nga gratë dhe janë ende përpara Barbie : Frozen me 1.3 miliardë dollar, Frozen 2 me 1.45 miliardë dollarë dhe Captain Marvel me 1.1 miliardë dollarë.