MENU
klinika

Kulla “Mali i Tiranës”

Basha thirrje SPAK: Të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi

13.08.2023 - 19:41

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përsëri për kullën e quajtur “Mali i Tiranës”.

Me anë të një postim në Facebook, ai shkruan se Rama dhe Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm me Sali Berishën as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.

Sipas tij shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së “betejës” sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milionëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike.
“Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm dhe të padukshëm me Sali Berishën. Kullat dhe përfitimet nga qeveria nuk mund të fshihen as pas betonierave anonime dhe as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.

Shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së “betejës” sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milonëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike. Ne jemi po ashtu të qartë e të vendosur në qëndresën tonë të pakompromistë ndaj tentakulave të krimit në qeverisje dhe korrupsionit e arrogancës në kurriz të qytetarëve,”shkruan kreu i PD.

Edhe një herë tjetër, Basha nuk ka nguruar t’i bëjë thirrje SPAK që të hetojë të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve.
“Për inceneratorët e qeveritarëve dhe kullat e bashkëpunimit me nongratat si dhe për çdo akt tjetër korruptiv, ne inkurajojmë SPAK të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve., përfundon postimin e tij Basha.