MENU
klinika

Emri

Bënte kërdinë me vjedhjet, arrestohet hajduti në Golem

01.08.2023 - 11:45

Një 40-vjeçar është arrestuar nga Policia mëngjesin e sotëm në Golem, pasi u kap teksa hapte me forcë derën e një banese, me qëllim vjedhjen.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Gentian Emini, i cili rezulton autor i 3 vjedhjeve të tjera në banesa, të kryera gjatë muajit korrik.Gjatë aksionit policor u sekustrua një kaçavidë, një çantë dhe një shumë parash, të përftuara nga aktiviteti kriminal.

Njoftimi i Policisë:

Golem, Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çasti”, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë, ndaj një kallëzimi të marrë për vjedhje.

U kap në flagrancë, teksa hapte me forcë derën e një banese, me qëllim vjedhjen, arrestohet 40-vjeçari.

Nga veprimet hetimore, ky shtetas rezulton autor i 3 vjedhjeve të tjera në banesa, të kryera gjatë muajit korrik.

Sekuestrohen një kaçavidë, një çantë dhe një shumë parash.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Postës së Policisë Golem, pas kallëzimit të marrë për një vjedhje që po tentohej të kryhej në një banesë në Golem, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Çasti”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi E. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.

40-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, teksa hapte me forcë derën e një banese në Golem, me qëllim vjedhjen në të.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi E. M., gjatë muajit korrik 2023, ka vjedhur në 3 banesa të tjera, vegla pune dhe pajisje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kaçavidë që dyshohet se përdorej për të kryer vjedhjet, një çantë dhe një shumë parash.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova, vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi E. M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Plas sherri te Zjarrfikësja në Kavajë

Zjarrfikësi plagos me thikë dy kolegët e tij

Merret nën hetim shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese