MENU
klinika

Lista

Berisha dhe Basha bëjnë paqe në Kukës, dalin me kandidatë të përbashkët në Primare

23.08.2023 - 17:09

Ditën e sotme Rithemelimi ka zhvilluar mbledhjen e Kryesisë, ku vendosën që Primaret për zgjedhjet lokale për Bashkinë e Kukësit të mbahen më 27 gusht. Përmes një njoftimi zyrtar mësohet se Dega Kukës propozoi 10 kandidatura, mirëpo vetëm 6 prej tyre e plotësuan formularin.

Gjashtë kandidatët të cilët do të futen në Primare janë zgjedhur nga e gjithë Dega e Partisë Demokratike në Kukës dhe janë, Ardian Sokoli, Emri Vata, Gëzim Shehu, Uran Cengu, Ylber Zeneli dhe Arif Rexhmati, ku ky i fundit njihet edhe si një mbështetës i kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Përmes kësaj liste Rithemelimi ka treguar se për zgjedhjet e Bashkisë Kukës të cilat do të mbahen më, 24 shtator, Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë “bërë paqe” duke dalë kështu me kandidatë të përbashkët në Primaret.

Vlen për tu theksuar se më herët Lulzim Basha shprehu mbështetjen për kreun e degës së Kukësit, Arif Rexhmati.

Njoftimi i plotë:

  • Primaret e PDSH-së për zgjedhjet e pjesshme lokale për Bashkinë Kukës do të mbahen më 27 gusht. Dega propozoi 10 kandidatura, 6 kanë plotësuar formularin.

Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e saj për organizimin e procesit zgjedhor për Primare për zgjedhjet e pjesshme të datës 24 shtator 2023 në Bashkinë Kukës, vendosi:

  1. Primaret të mbahen ditën e Diel, 27 Gusht 2023;
  2. Kandidatët e primareve do të jenë sipas listës së miratuar nga Kryesia në aneksin bashkëlidhur këtij vendimi:

Mbështetur në dekretin e datës 11 gusht 2023 të Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Kukës, në daten 16 gusht, KQZ ka përcaktuar afatet proceduriale të cilat duhet të zbatohen nga partitë politike për registrimin e zgjedhjeve.

Nisur nga këto afate dhe në përputhje me statutin e PDSH-së dhe vendimin nr. 38 të datës 01.10.2022 të Keshillit Kombëtar për Primaret jemi të detyruar të organizojmë primaret në një kohë sa më të shpeitë.

Dega Kukës pas mbledhjes së Kryesisë realizuar me drejtuesin politik të qarkut në datën 16 gusht 2023 ka mbledhur kandidaturat për primaret për zjedhjet vendore të datës 24 Shtator 2023.

Dega ka sjellë 10 propozime të cilat janë kontaktuar nga Sekretariati Organizativ dhejanë ftuar të plotësojnë dokumentacionin e kandididimit për Primaret.

Deri sot, në afatin e fundit për pranimin e dokumentacionit kanë plotësuar formularet 6 kandidatelë nga te cilët 5 janë propozuar nga dega dhe një është vetëpropozim.

Bashkengjitur përmbledhja e kandidaturave të cilët kanë plotësuar dokumentacionin dhe projekt vendimi i propozuar sot Kryesisë së PDSH-së.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

 

Lista e kandidateve per Primaret

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftuam kundër Bashës, Ramës dhe Sorosit"

Berisha në Kukës: Rama veproi më keq se Ramiz Alia