MENU
klinika

Çfarë thotë zëdhënësi i qeverisë greke

Çështja Beleri/ Athina “kërcënon” Shqipërinë me integrimin

01.08.2023 - 16:15

Mbajtja në burg e Fredi Beledit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, mund të kthehet në pengesë serioze për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe një kthesë në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Kështu shkruan, e përditshmja greke Kathimerini, duke e cilësuar arrestimin e Fredi Belerit si vendim të qeverisë Rama dhe jo të drejtësisë.

Ky ka qenë mesazhi që Athina zyrtare kërkon t’i përcjellë jo vetëm Tiranës por edhe ndërkombëtarëve, ndërsa hapi i radhës është letra që ministri i jashtëm i Greqisë Giorgos Gerapetritis pritet të t’u dërgojë homologëve të tij të BE-së, për t’i shpjeguar se përse arrestimi i Fredi Belerit është në shkelje të ligjit.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis ka deklaruar gjithashtu se çështja “Beleri” konsiderohet si një “çështje me prioritet të lartë” për Athinën .

“Shqipëria duhet të respektojë rregullat elementare të shtetit të së drejtës dhe është një çështje në të cilën vendi ynë do të vazhdojë të veprojë me prioritet absolut sepse ne duhet të mbrojmë të drejtat e pakicës, si dhe një kryetar bashkie të zgjedhur ligjërisht” ka deklaruar ai.

Vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis e ngriti këtë çështje në Samitin e fundit të Bashkimit Evropian në Bruksel, duke u prezantuar homologëve të tij situatën, ndërsa ministri i jashtëm i Greqisë i ka prezantuar çështjen Komisionerit të Zgjerimit Oliver Varkheli, si dhe kryetarit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David McAllister.