MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë i shkakton i nxehti përvëlues organizmit?

03.08.2023 - 09:51

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:Çfarë i shkakton i nxehti përvëlues organizmit?

Mjeku: Sëmundjet e shkaktuara nga i nxehti shfaqen kur trupi nuk është në gjendje të kryejë procesin e vetë-ftohjes.

Zakonisht trupi i njeriut ftohet me anë të djersitjes dhe qarkullimit të gjakut.

Gjithsesi kur temperaturat janë shumë të larta, as ky proces nuk është i mjaftueshëm.

Kështu trupi mund të zhvillojë gjendje të ndryshme të cilat kthehen në sëmundje.

Këtu përmendim që nga djegiet e lëkurës, deri tek hipertermia apo siç quhen ndryshe goditjet nga i nxehti.

Nëse me rritjen e temperaturave keni vënë re se ju dhembin muskujt apo keni kriza të vazhdueshme të gjymtyrëve, arsyeja mund të jetë vapa e madhe.

Gjithashtu i nxehti ndikon shumë keq edhe tek personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Pasi vështirësojnë qarkullimin e gjakut duke e ngadalësuar apo përshpejtuar atë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të cilës i referohet AgroWeb.org, temperaturat e larta mund të bëhen shkak për përkeqësimin e sëmundjeve të veshkave, trurit dhe atyre të frymëmarrjes

Ndikimi i temperaturave në shëndet mund të jetë vdekjeprurës, sidomos nëse vuani nga sëmundje kronike.

Pasi i nxehti ka tendencë të bllokojë dhe ngadalësojë shumë procese normale të organizmit, duke u kthyer në një rrezik për jetën.

Kush Janë Më të Rrezikuarit
Ekspertët thonë se çdo njeri mund të jetë i rrezikuar nga sëmundjet e mësipërme nëse ekspozimi në diell është shumë i madh.

Gjithsesi më delikatë gjatë verës ndaj këtyre problemeve janë një grup i caktuar njerëzish.

Të moshuarit, kryesisht sipër moshës 65 vjeç nuk këshillohet të qëndrojë jashtë gjatë ditëve të nxehta.

Të porsalindurit, lehonat dhe gratë shtatzënë gjithashtu janë të rrezikuar nga temperaturat e larta të verës.

Mjekët theksojë se personat që vuajnë nga sëmundje kronike ku futen ato kardiovaskulare, diabeti apo sëmundjet e frymëmarrjes për shkak se gjatë kësaj kohe marrin medikamente të forta janë gjithashtu një grup në rrezik.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim,

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN