MENU
klinika

Mos e neglizhoni!

E vetmja gjë që duhet të bësh me telefonin para se të nisesh me pushime

31.08.2023 - 08:28

Nëse udhëtoni rregullisht, ju ndoshta keni krijuar rutinën tuaj të kujdesit. Kontrolli i pasaportës, veshjeve, bagazhet, dokumentet e tjera të nevojshme për një udhëtim të sigurt për veten dhe familjen tuaj.

Para se të paketoni edhe aparatet elektronikë, atë fotografikë, karikues etj ka diçka tjetër që duhet ta bëni me celularin tuaj: Duhet ta “përgatisni” edhe atë për udhëtim! Telefoni është një nga gjërat që ju ndoshta nuk e hiqni nga duart, për të bërë fotografi, për të naviguar në website dhe rrjete sociale e plot funksione të tjera. Por, është thelbësore që para pushimeve të siguroheni që pajisja ka mjaftueshëm hapësirë për të ruajtur fotot e shumta që me siguri nuk do të mungojnë nga udhëtimi i radhës.

E vetmja gjë që duhet të bësh me telefonin para se të

Imagjinoni vetëm këtë skenë: Jeni në kulmin e udhëtimit dhe doni të dokumentoni gjithçka me foto dhe video dhe për një moment celulari bllokohet. Juve ju kap paniku, cilën foto të fshini të parën? Atë të maces? Të miqve? Një moment të bukur familjar? Fotot e fëmijëve? Është kaq e vështirë për të vendosur.

E vetmja gjë që duhet të bësh me telefonin para se të

Ndaj, para pushimeve kujdesuni që telefoni juaj të ketë mjaftueshëm hapësirë dixhitale për të dokumentar gjithçka ju dëshironi. Ju i ruani këto foto apo video dhe më pas i transferoni në një USB, PC ose çdo aparat tjetër që preferoni.

Në varësi të telefonit që keni, ju keni mundësinë t’i ruani disa nga fotot edhe në  iCloud ose thjesht ndërroni kartën e memories.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN