MENU
klinika

Nuk ka rishikim të çmimit të energjisë

ERE refuzon prodhuesit e bukës dhe prodhimit të miellit

11.08.2023 - 11:11

Enti Rregullator i Energjisë refuzoi kërkesën e furrave të bukës dhe prodhimit të miellit për të rishikuar çmimin e furnizimit me energji elektrike.

Në vendimin e saj, ERE argumenton se shoqëria “Furnizuesi i Shërbimit Universal” nuk ka plotësuar kriteret mbi të cilat ERE do të mund të vlerësojë dhe analizojë kostot e aktivitetit si dhe nivelin e synuar të të ardhurave të kërkuara, e më tej të vijojë me fillimin e procedurës dhe zhvillimin e procesit të përcaktimit të çmimeve të shitjes së energjisë elektrike për konsumatorët të cilët shërbehen nga kjo shoqëri.

Kërkesa për rishikim të çmimit u bë nga shoqëria “Furnizuesi i Shërbimit Universal” (FSHU) sh.a. më 18 maj 2023. Në kërkesën e saj FSHU kërkonte rishikimin e modaliteteve për përcaktimin e saktë të kategorive furrë buke dhe/ose prodhim mielli; dhe rishikimin e tarifës për njësi bazuar në kostot reale të furnizimit me energji elektrike.

Më 13 qershor 2023 ERE organizoi një seancë dëgjimore ndërmjet përfaqësuesve të ERE-s, Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, përfaqësuesve të FSHU sh.a., Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) sh.a. dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE).

Në seancë u paraqitën vetëm përfaqësues të shoqërisë FSHU sh.a., Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, si dhe përfaqësues të shoqërisë OSSh sh.a.

Përfaqësuesit e shoqatës u shprehën ndër të tjera se: …ndarja e ambienteve për qëllime të faturimit të energjisë së konsumuar dhe aplikimi i udhëzimit të nxjerrë nga FSHU sh.a. ka shkaktuar probleme, si dhe abuzime duke sjellë si pasojë dhe rritje të kostove të aktiviteteve të furrave të bukës dhe prodhuesve të miellit, të cilët janë vënë në presion për të përballuar koston e rritur të energjisë elektrike pa rritur çmimin e shitjes së bukës. Ata risollën propozimin e aplikimit të një çmimi të unifikuar, duke përfshirë në këtë kategori dhe furrat me prodhim dhe tregtim buke dhe pastiçerie.

Përfaqësuesit e shoqërisë FSHU sh.a., argumentuan fitimin e munguar që po i shkaktohet nga faturimi me çmimin e subvencionuar prej 7.6 lekë/këh i vendosur nga ERE dhe i lënë në fuqi dhe për vitin 2023.

Shoqërisë FSHU sh.a. iu kërkua të paraqiste informacion të detajuar mbi alokimin e kostove dhe kapaciteteve reale për 12 muajt e fundit, për secilën kategori klientësh, në mënyrë që të kryhej një vlerësim i drejtë dhe i mbështetur në të dhëna konkrete dhe reale. Si dhe iu kërkua nga palët që të përcjellin në ERE propozimet e tyre mbi çështjet e adresuara nga FSHU sh.a.

Në përfundim të afateve, asnjë nga palët nuk i përcolli në ERE kërkesat e lëna detyrë gjatë seancës dëgjimore. FSHU sh.a. nuk përcolli aplikim për
përcaktimin apo rishikimin e çmimeve të shitjes së energjisë elektrike, si dhe asnjë të dhënë dhe informacion sikurse përcaktohej.

Vendimi mban datën 14 gusht dhe u publikua në Fletore Zyrtare më 9 gusht 2023.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kriza/ Shoqatat e bisnesit: Të negociojmë

“Jo rritje tarife për shpërndarjen e energjisë”

Përgjigjia e gabuar mund të falimentojë qeveritë

‘The Economist’: Si duhet të përballet Europa me krizën e energjisë?